Premtimi i Labit, thotë se do t’i dhurojë edhe 3000 dollarë për Fondin e Sigurisë

Ditë më parë, këngëtari kosovar, Labinot Tahiri dhuroj 5000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Ashtu siç kishte premtuar, ndihma e tij nuk do të ndalej me kaq.

Duke publikuar një status në llogarinë e tij në ‘Facebook’, këngëtari tregoi që pasi të kthehet nga Amerika do t’i dhurojë edhe 3000 dollarë për Fondin e Sigurisë.

Postimi i plotë:

Tungjatjeta Ministër i nderuar;

Nuk di kush dëshiron apo tentojë që ta ndalojë Fondin e Sigurisë, por ai i cili mundohet, atehere ne jemi të qartë se dikush deshiron që; Kosova dhe Ushtria e saj të janë më të dobeta se sa ushtria e Serbisë , e cila nuk flen kurrë për ta pasur Kosovên sërish në dorën e saj..!

Zot Runa!!!

Ministër sa për njoftim;

Unë , Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë, gjindem në AMERIKË dhe , sapo të kthehem atje, nga paratë e punës sime dhe nga mbremjet të cilat shqiptarët dhe Zoti ma mundesojnë këtu e ku do që kêndojë nëpër botë, edhe nga ky vend do të kontribojë 3000$ Dollar Amerikan, për Fondin e Sigurisë , e kush është i dyshimtë për këtë Fond, e past vetën në qafë

Për ushtrinë dhe shtetin , nuk ka dyshime , por duhet të bëjmë vetëm veprime.

A ju kujtohet kënga :
M’bahu nënë mos ke Frikë, se ke djemt e vajzat në Amerikë”?!
Pra ku do që janë shqiptarët do ta pëkrahin këtë fond, vetem ju punoni si duhet.

Tung Ministër

Ju përshëndes të gjithêve nga këtu ku janë Shqiptaro – Amerikanët.

Me respekt dhe dashuri për vendin,

Labi Kosovë e Shqipërisë.”