Premtimi i Gold AG për Guerilin që mbushi pesë muaj

Gold AG e uroi djalin me rastin e pesëmujorit.

Pesë muaj më parë, reperi Gold AG dhe bashkëshortja e tij Ermira, mirëpritën fëmijën e tyre të parë.

Çifti janë prindër të një djali, që e kanë quajtur Gueril, ndërsa kohë pas kohe publikojnë fotografi me të, duke u kujdesur që mos ia zbulojnë fytyrën.

Mëngjesin e sotëm, Goldi postoi një foto ku shfaqet duke ia mbajtur dorën djalit, duke i premtuar se dora e tij është e sigurtë dhe do e mbrojë gjithmonë.

“Djali jem i urtë, kjo dorë është e sigurtë ❤️ Sot 5 muaj 28 Prill 🤲🏼“, shkruan ai.

Reperi gjatë ditës së djeshme ka lansuar projektin e tij më të ri “Flaka e maleve”, të cilin e solli në duet me Rifat Berishën.