Kreu i AKR-së dhe kandidati për deputet nga lista AKR-LDK, Behgjet Pacolli, ka thënë se synimi i tij mbetet ndihma ndaj të rinjve të vullnetshëm për dije e edukim.
Pacolli duke prezantuar njërën prej përfituesve të bursave nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, shkruan se “E kam përjetuar në lëkurën time, çfarë do të thotë ta kesh dëshirën, por të ballafaqohesh me mungesë mundësish.
Prandaj, s’kam mundur të rri duarkryq dhe s’do të mundem ndonjëherë”.
Postimi i plotë:
Festina është një nga përfitueset e bursave nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. I vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit formal dhe shtigjet që të hapen nga një arsimim cilësor, gjithmonë ka qenë synim i imi që të ndihmoj të rinjtë e vullnetshëm për dije e edukim. E kam përjetuar në lëkurën time, çfarë do të thotë ta kesh dëshirën, por të ballafaqohesh me mungesë mundësish. Prandaj, s’kam mundur të rri duarkryq dhe s’do të mundem ndonjëherë. E pastaj shpërblimi më i mirë, nuk është falënderimi që më japin mua, por suksesi që tregojnë ata. Nuk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm.







