Dren Gashi nga Peja dje e ka lansuar këngën e tij të re të titulluar “49er.

Këngëtari i ri, por shumë perspektiv ka sjellë për publikun një zhaner gati krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar t’i dëgjojmë kohëve të fundit.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Dreni, kurse për muzikën janë përkujdesur përveç ti, edhe Gent Gorani, Albert Hyseni dhe Florent Boshnjaku. Ky i fundit e ka bërë edhe miksimin/masterin e këngës.

Video-klipi është realizuar nga Dope Films..