Historiani dhe këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj, është marrë me temën e fundit ku janë përfshirë zyrtarja e VV-së, Dejona Mihali dhe gazetari Adriatik Kelmendi.
Pasi ia përmendi babën Kelmendit, ky i fundit ka paralajmëruar padi për shpifje dhe prishje të imazhit ndaj Mihalit, të cilës iu ka referuar si bija e grekut.
E që Dejona Mihali e ka babën grek, e ka konfirmuar përmes një postimi Prelvukaj, transmeton Ballkani.info.
Ai quhet Aleksandër Mihali me baba Leonidhan.

“E pashë postimin e Adriatik Kelmendiit lidhur me sulmet dhe fushatën denigruese kundër tij nga eksponentë të pushtetit, të drejtuar nga Dejona Mihali. Më bëri përshtypje deklarata për kombësinë të atit të saj, Aleksandër Mihali, për të cilin z.Kelmendi shkruan se është grek. Me pak kërkim, arrita ta siguroj një pamje nga dokumentacioni shtetëror, ku duket qartë se informata është e saktë. Domethënë, VV është një habitat me plot jugosllavë të cilët komandohen nga një eksponent grek, kanë krijuar narrativë kundër krerëve të luftës, por flasin për bashkim kombëtar, ndonëse askush si ka përçarë më shumë shqiptarët. Dimër i madh”, ka shkruar Prelvukaj. /Ballkani.info/







