Arkivoli me trupin e pajetë të ish-presidentit të ndjerë amerikan, George H.W Bush, po qëndron në Capitol Hill i SHBA’së.

Figura nga më të ndryshme po shkojnë për të treguar respektin për presidentin e ndjerë

Një ndër ta qe edhe ish-Senatori Bob Dole, i lidhur për karrocë për persona që nuk mund të ecin.

Ai iu afrua arkivolit të presidentit, dhe me asistencën e një ndihmësi të tij mori forcën që të ngritej në këmbë për të treguar respektin për ish-presidentin amerikan.

Ndryshe, ish-presidenti Bush vdiq të premten mbrëma në moshën 94 vjeçare.