Qese Plastike

Prej sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike

Prej sot, me ligj ndalohet përdorimi i qeseve të plastikës për mbajtjen e mallrave. Do të shiten vetëm qese plastike të biodegradueshme me çmim prej 15 denarëve.

Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë në Maqedoninë e Veriut, mjetet financiare që do të mblidhen, do të shkojnë në fond me të cilin do të investohet në mjedisin jetësorë. Prej sot gjithashtu objektet e hotelerisë e kanë të ndaluar të përdorin plastikë në zonat e mbrojtura si në Pelister, Mavrovë, Mali Sharr, etj.