Reperi

Prej miliona klikimeve në ‘çoban’, çfarë po ndodh me Mozzik?

Reperi Mozzik ka arritur të ketë suksese të mëdha me muzikë, kështu duke përmirësuar mënyrën e jetesës rrënjësisht, shkruan lajmi.net.

Mirëpo së fundmi po qarkullon një foto e tij duke ruajtur delet dhe kjo i ka habitur të gjithë. Me këtë ai e ka dëshmuar se nuk e ka problem ta kalojë kohën e lirë me bagëti.

Mozzik është duke jetuar jashtë vendit së bashku me partneren e tij Loredana Zefi e cila njëherësh është nëna e vajzës së tij.