Prej 820 aplikacioneve të pranuara për njohjen e statusit të viktimave të dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, 16 raste janë refuzuar përfundimisht, pas shqyrtimit të dytë nga Komisioni për verifikimin e statusit.
Kryetarja e këtij komisioni, Minire Begaj, në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se mbledhja e aplikacioneve bëhet nëpër katër OJQ-të, në shtatë regjione dhe në sekretari, ku lajmërohen viktimat në mënyrë individuale.
Sipas saj, prej 820 aplikacioneve, 162 rasteve u është njohur statusi dhe tashmë rreth 146 sosh veçse janë përfitues të pensionit.
Fillimisht, sipas Begajt, kanë qenë 95 raste të refuzuara, prej të cilave 45 janë rishqyrtuar.
“Prej 45 rasteve, 16 janë miratuar dhe 27 raste janë refuzuar përfundimisht duke u dhënë e drejta për t’u drejtuar në konflikt administrativ për të hapur padi në Gjykatë”, thotë Begaj.
Për procesin e punës që po e bën ky Komision ka pasur ankesa edhe nga vetë viktimat, të cilat madje përmes një interviste të transmetuar gjatë debatit në Rubikon, shprehin shqetësimet se procesit po i humbet rëndësia dhe kredibiliteti.
20:08
E mbijetuara e dhunës seksuale: Kam frikë se po bëhemi si listat e veteranëve
Nën kushte anonimiteti, një ndër viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer ekskluzivisht për Rubikon të KTV-së lidhur me sfidat të cilat po përballet ajo dhe viktimat tjera, edhe pas sfidës më të madhe, rrëfimit të tmerrit që përjetoi.
Viktima thotë se e ka dërguar aplikacionin për njohjen e statusit të viktimës prej muajit maj të këtij viti dhe ende nuk ka as edhe një përgjigje se ku ka arritur apo ngecur procesi.
Sipas saj, edhe në Qendrën, pjesë e secilës është, po i bëjnë presion Komisionit për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, si viktimat ashtu edhe drejtuesit mirëpo pa asnjë rezultat.
Viktima, emër i njohur për redaksinë, thotë se ka raste, të cilët personalisht i njeh e që i kanë dërguar aplikacionet më vonë dhe u është njohur statusi.
Image
Me shqetësim, viktima thotë se ka frikë që çështja e viktimave të dhunës seksuale po shkon duke u bërë si listat e veteranëve.
“Dy raste i di që u është pranuar statusi, jo që po them pse i është pranuar se i njëjti fat është edhe i asaj sikur i imi, por kam frikë që kanë filluar të bëhen si listat e veteranëve. Po më duket që do t’i humbë kuptimi edhe këtij procesi…”, shtoi ajo. “Kush e kupton, kjo është tmerr çka po ndodh me Komisionin… Po më duket që po e dinë që ne nuk mundem me ngrit zërin. Është ngec kjo punë se po të kishim mundur të ngrisim zërin e të çohemi të protestojmë, besoj se nuk kish has kjo në vesh të shurdhër qysh ka has deri tash”, përfundoi ajo.







