“Prej 20:00 u shty orari 21:00, bravo ju koft, e odat spo nalen dej 1 natës”

Menaxheri i labelit Babastars, Dekorim Sahiti, si dhe pronar i shumë bizneseve të gastronomisë, i reagon Qeverisë në detyrë, pas vendimit të cilët kanë marrë sot për masat e reja, shkruan ballkani.info

“Prej 20:00 u shty orari 21:00, bravo ju koft krejt na keni pshtu bre zoti ju marroft jahrabi, e odat spo nalen dej 1 nates” ka shkruar ai.

Masat janë lehtësuar për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë.

Prishtina aktualisht mbetet në kategorinë me rrezik të lartë me mbi 150 të infektuar për 100 mijë banorë brenda javë.

Për dallim nga komunat tjera me rrezik të ulët dhe të mesëm, ku nuk ka pengesë për lëvizjen e qytetarëve, prishtinasëve u lejohet lëvizja deri në orën 21:30, ndërsa kufizohet lëvizja e tyre mes orës 21:30 deri në orën 05:00.