Flor Bressers, 35 vjeç, i njohur ndryshe si “prerësi i gishtave”, është arrestuar në Zvicër pas 2 vitesh që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet vendase. Bressers konsiderohet si një nga bosat e drogës më të kërkuar në Europë. Gjatë gjithë kohës që ishte në arrati, mendohej se Bressers ishte fshehur në Afrikën e Jugut, por ai u arrestua në Zyrih ku u gjet së bashku me partneren dhe fëmijën e tij.
Bressers është me origjinë belge dhe është i diplomuar në master për kriminologji.
Sipas The Guardian, ai është i kërkuar që nga viti 2020 kur u dënua me katër vite burg për rrëmbim, prerje me brisk dhe rrahjen e një luleshitësi holandez i cili nuk arriti të kontrabandonte drogën në doganat e Mbretërisë së Bashkuar ashtu siç Bressers e kishte porositur, shkruan dosja.al.
Nga kjo ngjarje, Bressers mori edhe nofkën si “prerësi i gishtave”.
“Prerësi i gishtave” ishte në listën e më të kërkuarve si në Belgjikë ashtu edhe në Europol për rrëmbim, kufizim të paligjshëm, pengmarrje dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.







