“Prehu në paqe, nënë e madhe”, djali i Hashim Thaçit ngushëllon familjen Veseli

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së nënës së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli, derisa ka publikuar edhe një fotografi ku shihet babai i tij me prindërit e Veselit.

“Prehu në paqe, nënë e madhe. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës! Ngushëllime të sinqerta familjes Veseli!”, ka shkruar Endriti.