Prapskenat e bisedimeve Kosovë-Serbi e shqetësojnë edhe senatin Amerikan

Në Kosovë e Serbi, dialogu i ngrirë mes këtyre dy vendeve ka zgjuar interesim edhe në Senatin Amerikan. Në këtë institucion për disa orë rresht është marrë në pyetje Ambasadori Methiu Pallner, që po ashtu nën kompetencat e tij bije çështja Kosovë-Serbi.

I pyetur se si do të ndryshojë situata  mes Presidentit Thaçi dhe Vuçiq, që duanë që të bëjnë një marrëveshje. Ai ka thënë se zgjedhje janë të rëndësishme

“Janë zgjedhje të rëndësishme. Është hera parë që do të kemi një qeveri ’post-UÇK’, ku njëra nga figurat kryesore nuk është me rrënjë të forta nga lufta e viti 1999. E shoh si shenjë të nevojës së njerëzve atje për ndryshime”.

Ai tregon në këtë deklarim para Senatit se ndryshimi erdhi pas frustrimit të kosovarëve me izolimin nga BE-ja dhe dështimin e shtetit të Kosovës për ta luftuar korrupsionin, por i pa qartë për të mbetet fakti se si do të veprojë Albin Kurti si Kryeministër.

“Unë e kanë njohur z. Kurti për një kohë të gjatë, por si do të sillet në qeveri, se si ai do të merret me llojin e përgjegjësisë që vjen me atë lloj zyre është e paqartë dhe e pasigurt në këtë pike”, ka thënë ai.

InDoks në këtë episod do të shikojë mundësitë se cka mund të prodhojë një marrëveshje e negociuar me mendësi biznesi nga nje politikan i njohur si “Little Trump” një dialog mes dy vendeve që 20 vite më pare kanë pasur luftë të përgjakshme.