VIP-at

Prapaskenat e festave të Xhixhi Hadid me VIP-at më të njohur

Xhixhi Hadid pëlqen t’u tregojë herë pas here fansave prapaskenat e jetës luksoze që ajo bën me VIP-a të ndryshëm, që nga përqafimet me Rianën e deri te festat e çmendura me Xhenifer Lopezin.

Përveçse dokumenton jetën e saj prej modeleje në Instagram, Xhixhi ka dhe një llogari tjetër, të quajtur “Gisposable”, ku poston foto nga festat e çmendura që bën me VIP-at më të njohur.

Edhe pse është modele dhe fotografohet me aparate profesionale, ajo parapëlqen që fotot e shoqeve VIP- t’i bëjë me një aparat fotografik të vjetër, të viteve ’90.