Pranga gjyshërve, mbanin mbesën në kafaz bashkë me qenin

Gjyshërit e një vajze vetëm 5-vjeçe në SHBA, kanë përfunduar në pranga për një ngjarje mjaft të rëndë.

Për ta thuhet se kanë mbajtur të mbyllur vogëlushen në një kafaz qensh.

Mary De Ronda 59-vjeçe dhe Charles De Ronda, 63-vjeç, nga Oklahoma, u vendosën në paraburgim të hënën në mëngjes, pas një hetimi një mujor, tha në një njoftim policia e Oklahomës.

“Kjo është ndoshta më e keqja që kam parë ndonjëherë veçanërisht me akuzat, të mbajtur në një kafaz qensh. Ju nuk mund t’ia bëni këtë një fëmije”, tha togeri, Mike Weiss.

“Fëmija po mbahej në një kafaz qensh dhe u mbajt atje për periudha të gjata kohore, madje ndonjëherë me vetë qenin”, shtoi ai.ImageFOTO GALERI

Lexo të radhës