Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në një letër drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, iu ka bërë thirrje që të mos iu rriten pagat punëtorëve shëndetësorë.

PRAK po konsideron se rritja e pagave pa vlerësimin e performancës dhe duke anashkaluar FSSH-në, është veprim i gabuar dhe i dëmshëm për reformën në shëndetësi.

“Pagesa fikse lineare dhe mungesa e logaridhënies kanë quar në demotivim të stafit për punë. Psh. Në të njëjtën klinikë, me të njëjtin specializim, që paguhen me pagë të njëjtë, njëri kirurg kryen mbi 300 operacione në vit kurse tjetri kryen nën 30 operacione.

Një praktikë e këtillë e pabarazisë gradualisht i ka favorizuar sjelljet joetike tek personeli të cilat kanë rezultuar me bartje të pacientëve në institucione private shëndetësore apo edhe me pagesa informale”, përcjellë Ballkani.info