pozon

Pozon gjysmë i zhveshur pak metra larg llavës së vullkanit në Havai, temperatura e të cilës arrin në 1,600 gradë celsius

Një burrë gjysmë i veshur ka pozuar afër llavës që derdhej në det, vetëm pak metra larg këmbëve të tij.

John Tarson po qëndronte sypatrembur në një shkëmb në afërsi të oqeanit ku kishte shpërthyer vullkani Kileauea, llava e të cilës ka temperaturën prej 1,600 gradë celsius.

Llava me ngjyrë portokalli po derdhej pak metra larg këmbëve të riut që realizoi fotografitë në korrik. Ndërkaq, autori i fotografive Don Hurzeler, ka deklaruar se llava ishte një përvojë e mirë.
Kamokuna është “porta hyrëse” në vullkanin Kileauea që i lejon llavës të derdhet në oqean. Ky vullkan është aktiv në një nga pesë ishujt e Havait.

Besohet se ky vullkan daton qysh para 300 mijë deri në 600 mijë vite i vjetër.