Pozitë e opozitë bëhen bashkë për ratifikimin e një traktati

Pozitë e opozitë u bën një gojë për ratifikimin e një traktati në seancën e sotme plenare.

Projektligji për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, bëri një gojë deputetët e pozitës dhe opozitës.

Të 83 deputetët e pranishëm në seancë votuar për këtë traktat, nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

“Me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e miratoi ligjin për ratifikimin e traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane”, tha Konjufca.