Pozhari thotë se dyshon që do ta votojë më LVV-në: S’po shkarkohen ministrat e dobët

Gazetari Xhevdet Pozhari, i cili kishte përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se dyshon që do ta votojë këtë subjekt politik sërish.

Pozhari në ATV ka thënë se kryeministri nuk po i shkarkon disa ministra, që sipas tij, kanë përformancë të dobët.

“Nuk i shkarkon disa ministria që definitivsht kanë përformancë të dobët, unë dyshoj do ta votoj VV-në prapë”, ka thënë ai.

Tutje, Pozhari tha se mungesa e energjisë elektrike është e pafalshme, derisa shtoi se po dëshpërohet nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Nuk po mundem me e besu që sot, në vitin 2022, fëmijëve të mi unë duhem me iu shpjegu pse nuk kemi rrymë. Është komplet e pafalshme. E kemi diskutu, se këto probleme mund të përsëriten nëse ka neglizhencë, e kemi ngrit zërin…Ministrja Rizvanolli është duke me dëshpru”, ka thënë ai.