Poston video duke shtënë me armë zjarri, nis procedura ndaj një femre

Një femër në Lipjan është identifikuar, pasi kishte postuar në rrjete sociale një video ku vërehej se kishte shtënë me armë zjarri.

Arma e zjarrit-revole e llojit Zoraki, një karikator dhe tre fishekë, vullnetarisht është dorëzuar dhe është konfiskuar tek një familjare e të dyshuarës.E dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.