Postoi video duke shkrepur me armë, arrestohet vushtrriasi

Një person është arrestuar ditën e sotme në Vushtrri nën dyshimin se ka shkrepur me armë zjarri dhe këtë gjë e ka xhiruar dhe postuar në rrjete sociale.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti, ditë më parë së bashku me një të dyshuar tjetër në rrjete sociale kishin postuar video ku shiheshin duke shkrepur me armë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vushtrri, 7 shkurt 2023

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kan identifikuar dhe arrestuar personin e dytë të dyshuar për shkrepje me armë. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

I njëjti, ditë më parë së bashku me një të dyshuar tjetër në rrjete sociale kishin postuar video ku shiheshin duke shkrepur me armë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, hetimet e mëtejme do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.