Policia e Kosovës ka gjobitur drejtuesin e një automjeti për shkak se i njëjti në kundërshtim me ligjin kishte përdorur drita rotative.
Sipas njoftimit nga policia, identifikimi i personit në fjalë është bërë përmes rrjeteve sociale.
“Si rezultat i veprimeve policore nga Peja, është identifikuar dhe ndëshkuar personi i cili në kundërshtim me ligjin kishte përdorur drita rotative me ngjyrë të kuqe dhe të kaltërt gjatë ngasjes së automjetit. Identifikimi i tij ishte bërë përmes rrjeteve sociale, pasi personi kishte publikuar një video incizim”, thuhet në njoftim.
Gjoba ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar nga njësiti i trafikut të Policisë së Kosovës, ndërsa lënda është proceduar në gjykatën kompetente.







