Postimi prekës i deçanasit që humbi babanë e vëllanë në luftë: Bojkotojini produktet serbe

Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake, Faton Lokaj që ka humbur në luftën e fundit babanë e vëllanë, ka bërë thirrje për bojkotim të produkteve serbe duke publikuar edhe foto pranë varrit të të rënëve.

Fatoni që vjen nga komuna e Deçanit ka shkruar në Facebook se në luftën e fundit të UÇK-së ka humbur babanë Hysni Lokaj dhe vëllanë Arton Lokaj.

“Ai që shkrepi mbi anëtarët e familjes time, ndoshta mund të ketë ndonjë fabrikë ose ndonjë produkt, e që deri më tani ka mundur të jetë në tregun Kosovarë.

Më e keqja është se serbët, në mesin e tyre edhe kriminel të luftës në Kosovë, bizneset e tyre i kanë rritur me paratë tona, pra blerësit kosovarë”, ka shkruar ai.

Në fund, ka bërë thirrje që të bojkotohen produktet serbe.