Postimi i çuditshëm i Mozzik që u fshi brenda minutash: “Unë e di kush je ti!”

Mozzik ka thumbuar dikë në rrjetet sociale, por më vonë është penduar dhe e ka fshirë statusin.

“Unë e di kush je ti”, shkruante në foton e postuar në InstaStory.

Statusi i siguruar nga “Panorama Plus” ka qëndruar vetëm disa minuta.

Nuk dihet se kë po thumbon Mozzik por dukshëm ky status ishte një mesazh i koduar, dhe drejt kujt nuk e dimë.

Kujtojmë se në media është përfolur vazhdimisht për një rikthim të Mozzik me ish partneren e tij Loredana. Kjo e fundit ndodhet këto ditë në Shqipëri, ku thuhet se po xhiron një videoklip me Noizyn.