“Euro 2024”

Portugalia regjistron fitoren e tetë radhazi, Ronaldo shkëlqen sërish

Portugalia ka regjistruar fitoren e tetë nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Roberto Martinez sonte triumfuan në udhëtim ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bilino Polje” përfundoi me rezultatin 0:5, me të pesë golat që u shënuan në pjesën e parë.

Cristiano Ronaldo (5’ penallti, 20’) shkëlqeu edhe sonte me dy gola në fitoren e kombëtares portugeze. Golat tjerë u shënuan nga Bruno Fernandes (25’), Joao Cancelo (32’) dhe Joao Felix (41’).

Portugalia, që e ka siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2024”, tani prin në Grupin J me 24 pikë.

Bosnjë-Hercegovina është në pozitën e parafundit (5) me nëntë pikë.