Portokaj të sheqerosur vetë, mënyra perfekte për dekorin e ëmbëlsirave të festave

Vërtet të shijshme, lëkurat e sheqerosura të portokajve janë perfekte për t’i përmbyllur vaktet me shije dhe për të dekoruar ëmbëlsirat e bëra në shtëpi.

Përbërësit:

450 gr lëkura portokajsh biologjikë
300 gr sheqer
450 gr ujë

Nga Shije.al / 26 N�NTOR 2018 komente
Vërtet të shijshme, lëkurat e sheqerosura të portokajve janë perfekte për t’i përmbyllur vaktet me shije dhe për të dekoruar ëmbëlsirat e bëra në shtëpi.

Përbërësit:

450 gr lëkura portokajsh biologjikë
300 gr sheqer
450 gr ujë

Përgatitja:

Lani mirë lëkurat e portokajve dhe lërini në ujë për një natë. Të nesërmen në mëngjes, kullojini, thajini dhe pritini në kuadrate ose shirita të hollë.
Shtoni ujin dhe sheqerin në një tenxhere dhe pasi të ketë shkrirë sheqer, shtoni dhe lëkurat. Përziejni vazhdimisht dhe lërini të ziejnë derisa uji të jetë përthithur nga lëkurat dhe sheqeri të fillojë të pluhuroset.
Më pas transferojini në një tepsi ku keni shtruar letër furre dhe me një pirun, ndajini ato nga njëra-tjetra.
Lërini të thahen dhe më pas vendosini në një kavanoz qelqi me mbyllje hermetike.