Portieri egjiptian bëhet viral pas dy spastrimeve të jashtëzakonshme, njëra me kokë

Mahmoud Gaad është bërë viral pas një spastrimi të topit me kokë dhe pastaj një pritje brilante që shkonte në gol.

Portieri egjiptian i skuadrës Enppi është bërë i njohur pas ndeshjes së zhvilluar këtë fundjavë ndaj Pyramids.

Gaad ka bërë dy spastrime interesante të topit, të cilët e kanë bërë viral në rrjetet sociale.

Egjiptiani 22-vjeçar fillimisht largoi një top me kokë jashtë zonës, ndërsa ai top shkoi tek një lojtar kundërshtar i cili tentoi befasinë nga largësia.

Por, kjo nuk e befasoi Gaadin, i cili pas një vrapimi të shpejt arriti të bëjë një pritje brilante duke shpëtuar gol të sigurt.

Këto dy pritje të portierit egjiptian kanë bërë që Twitteri të mbushet me video të tij.

loading…