Foto

Portali serb dezinformon për aksionin e Policisë në veri: Po maltretohen bizneset serbe

Mediat serbe kanë publikuar dezinformatën e radhës duke e titulluar “Policia e Kurtit vazhdon me maltretimet: Kanë bastistur barnatore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut”, dezinformatë kjo që u publikua të enjten në portalin “Novosti”.

Cfarë u tha në tekst?

“Doganat dhe Policia  e Kosovës sot kanë bastisur dy barnatore, njëra në Zveçan, ndërsa në pjesën veriore të Mitrovicës është duke u kontrolluar edhe në një barnatore tjetër.

Policia dhe Dogana e Kosovës shpesh kontrollojnë ndërtesat në pronësi të serbëve.

Në fund të janarit është kontrolluar magazina e KBC-së – Mitrovicë, por në të nuk është gjetur asgjë nga materiali farmaceutik, por vetëm shtretër dhe këmisha nate që janë hequr nga spitali për shkak të renovimit.

Po ashtu, në komunat me shumicë serbe në veri, kontrollohen depo dhe dyqane, në bazë të raportimeve, të cilat gjithmonë rezultojnë të rreme.”

Në këtë tekst shihet qartë tendenca për dezinformim kundrejt aksionit të Policisë së Kosovës. Sipas tyre, ky aksion në njëfarë forme ka të bëjë me një “maltretim” ndaj bizneseve të barnatoreve në Mitrovicën e Veriut me pretekstin se po bëhen me qëllim ngase asnjëherë nuk kanë gjetur diçka të paligjshme.

Kjo tendencë “maltretimi” nuk qëndron aspak ngaqë  zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani ka thënë se aksioni po zhvillohet për shkak të dyshimit rreth kontrabandimit te mallrave me produkte mjekësore. /Thegeopost

BONUS VIDEO| Në kompleksi Kodra e UÇK-së në Ngucat ndizen flakadanët për Epopenë e UÇK-së, merr pjesë Muharremaj