Gjiganti gjerman

Porsche Taycan më i shtrenjtë se modeli Cayenne

Gjiganti gjerman Porsche ka treguar se sa do të kushtojë vetura e parë elektrike e kompanisë, Taycan.

Porscheja do të nisë zyrtarisht shitjen e veturës së vet sportive elektrike me katër dyer vitin e ardhshëm.

Nga autoprodhuesi i famshëm nuk kanë bërë të ditur shifrën e saktë, por kanë njoftuar se do të jetë më e shtrenjtë se SUV Cayenne (74,828 euro në Gjermani), por më lirë se sa sedan Panamera (90,655). Është spekuluar se modeli i ri do të kushtojë rreth 80000 euro, transmeton KP.

Porscheja planifikon në të ardhmen edhe versione shtesë të Taycanit, dhe varianti më i fuqishëm mund të kushtojë 200 mijë euro. Taycan nxitur nga motorë elektrikë që prodhon kompania Fiat Magneti Marelli zhvillon 600 kuajfuqi dhe mundëson përshpejtimin nga 0 deri 100 km/h për 3.5 sekonda.

Porsche ka në plan të prodhojë 20 mijë njësi Taycan në vit, të cilët do të prodhohen në dy ndërrime.