Porsche Panamera vjen me paketë të re “GTR Edition”

Kompania e njohur ruse që merret me modifikimin e veturave, TopCar, tani në ofertën e saj ka paketën “GTR Edition” për modelin e Porsches – Panamera Executive, e cila ka boshtin e rrotave më të gjatë për 150 mm se Panamera në version standard.

Panamera e TopCarit, karakterizohet me aerodinamikën nga fibra të karbonit (mbrojtësi i përparmë shtesë, vrimat për ajër në pjesën e përparme, kofanoja e re, pragjet, mbrojtësi i pasmë shtesë, etj.), disa sete të rrotave nga alumini si dhe me sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

Gjithashtu, TopCar ofron edhe modifikimin e interierit sipas dëshirës së klientit, duke përfshirë lëkurë, disa detaje nga fibra të karbonit dhe nga ari 24-karat, pedalet nga alumini si dhe tepihët e rinj.

loading…