Porosia e plakut për Smakiqin pas një bashkëbisedimi të sinqertë

Kandidati për deputet i NISMA-së, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se detyra e një politikani të suksesshëm është t’i dëgjojë hallet e votuesve të tij.

Smakiqi ka renditur arsyet pse gjendet Kosova sot në këtë gjendje.

Sipas tij, dija dhe profesionalizimi duhet të vihen në rend të parë, për ta pasur një shtet funksional.

“#110arsyepërfitoreneNISMA Socialdemokrate! Detyra e politikanit të suksesshëm është t’i dëgjojë, kuptojë, përjetojë nevojat, shqetësimet, planet dhe dëshirat e votuesit të tij. Dija dhe profesionalizmi janë mjeshtëria e thjeshtësisë së trajtimit dhe zgjidhjes më të lehtë e më të suksesshme.

Mixha Ajet më 110 argumente ma shpjegoi se:

Ku gjendet Kosova si shtet?
Si gabuam në arsim për 20 vjet?
Ku gabuam dhe pse në punësim?
Pse kemi pa barazi sociale e ekonomike?
Pse po ikin rinia?

Mixha Ajet tha Kosovës i duhet një ndryshim i qëlluar që zhvillon bujqësinë, arsimin, shëndetësinë dhe punëson rininë, shtylla programore politike këto që i ka NISMA dhe kandidati.

#KryeministriFamtirLIMAJ
#BashkëpërShtetin
#110obligimendajvotuesit
#110falenderime

loading…