Porosia e babait të dëshmorit për politikanët: Jeni shërbëtor të popullit VIDEO

Alush Pantina, babai i dëshmorit Ahmet Pantina dhe njëri nga ushtarët e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka drejtuar një porosi tek politikanët e Kosovës.

Pantina pasi ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Prekaz, është ndalur edhe te pllaka përkujtimore ku ka rënë dëshmorë djali i tij.

Në një postim të publikuar në Facebook, ai u bënë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të bëhen bashkë dhe ta kujtojnë se janë vetëm shërbëtor të popullit, ndërsa shfaq frikën se me përqarkjen e tyre po e sjellin Serbinë në Kosovë.