Popullsia në Kosovë u rrit për 15 mijë e 294 persona gjatë vitit 2019

Popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 15 mijë e 294 persona gjatë vitit 2019. Është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë: ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 9 mijë e 132 persona, kanë imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 6 mijë e 66 persona dhe kanë emigruar 34 mijë e 911 persona.

Këto të dhëna janë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vlerësimin e popullsisë për vitin 2019.

Kurse bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2019 ishte 28 mijë e 845 banorë. Kurse, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2019, u zvogëlua për 13 mijë e 551 banorë.

Popullsia në Kosovë për vitin 2019 vlerësohet të jetë 1 782 115 banorë rezidentë.