Popullsia e Kosovës është më e re në krahasim me 28 vendet e Bashkimit Evropian

Bazuar në Agjensinë e Statistikave të Kosovës variablat e publikuara tregojnë që Kosova ka popollsin më të re në Evropë.

15.6% e popullësisë së BE-së janë të moshës 0 – 14 vjeç ndërsa në Kosovë kjo grupë moshë është më e lartë 25%.

Prej mbi 500 milion banorë të BE-së vetëm 10.9% e tyre janë të grupë moshës 15 – 24 vjeç kurse 18,2% në Kosovë.

Edhe numëri i popullsisë aktive në vendin tonë është më i lartë se i BE-së me 1.3% diferencë.
Afro 100 mijë qytetarë të BE-së ose 19.5% janë të pa aftë për punë pasi që i takojnë pjesës pasive të qytetarëve, kurse në Kosovë numëri I popullësisë pasive është 8.1%.

Ndërsa sfidat me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Europian është plakja e popullsisë. /Ballkani.info/