Një prej liderëve të opozitës në vend, Lumir Adbixhiku, ka zgjedhur të injorojë krizën që po përballet populli i Kosovës e po ashtu edhe skandalet e pushtetit dhe po shijon një ndeshje futbolli në Itali.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjendet në “San Siro” ku po përcjell nga afër ndeshjen e ekipit të tij të zemrës, AC Milan, shkruan Insporti.

Abdixhiku takimin e Milanit ndaj Bolognas po e përcjell së bashku me vajzën e tij.

Në postimin në rrjetin social, Facebook, Abdixhiku shkroi: Forca Milan!

Ndryshe, ekipin e preferuar të Abdixhikut nga afër jo rrallë herë e përcjell edhe i sh- nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i cili muaj më parë ishte i pranishëm në derbin, Inter – Milan.

Teksa, vlen të theksohet se tifozi- politikan i klubit tjetër të Serie A -Juventus, Edi Rama është ‘shkëputur’ nga ky klub pas humbjes së mbrëmshme. Rama sot u shfaq me xhupin e klubit gjerman, Bayern Munchen.