Popullariteti i Vladimir Putinit në rënie, Presidenti rus shumëfishon shpenzimet për propagandë

Me popullaritetin tashmë në rënie të Vladimir Putinit dhe vendosja e sanksioneve nga ana e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë kanë alarmuar Kremlinin që me ekspertët ideologjikë dhe anti-amerikanë të lëshojnë disa kundërpërgjigje.

Një ekspert sugjeroi publikimin e listës së mediave ruse që “përhapin lajme të rreme”.

Ekspertë të ndryshëm ushtarakë propozuan formimin e “batalioneve të informacionit” në hapësirën kibernetike.

Në fund të fundit, Kremlini arriti te strategjia e njohur: ndryshimi i perceptimit të Rusisë duke ndarë edhe më shumë para në propagandë.

Pasi u vendosen sanksionet – këtë herë si kundërpërgjigje ndaj helmimit dhe burgimit të politikanit opozitar Alexei Navalny – qeveria ruse po synon të zgjerojë audiencën botërore të kanalit televiziv Russia Today (RT) që financohet drejtpërdrejt nga Kremlini.

Ata duan të rrisin shikueshmërinë në platformat online duke promovuar përmbajtjen në të gjithë mediat ruse dhe të huaja, përfshirë RT, RIA Novosti dhe Sputnik.

Për ta arritur këtë, Kremlini ka rritur buxhetin për mediat shtetërore në rreth 2.8 miliardë dollarë, një rritje prej 460 milionë dollarë nga vitet e kaluara.

“Pa dyshim, ushtarët e informacionit të RT’së do ta përdorin këtë buxhet domethënës në mënyrë efektive për të ndikuar te euro-skeptikët, anti-globalistët dhe kritikët e Washingtonit.

Putin beson se nëse Perëndimi ka Radio Liberty ose BBC, që sponsorizohen nga shteti, Kremlini duhet të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është një fazë e re e Luftës së Ftohtë. Mos e nënvlerësoni ndikimin në rritje të RT’së”, thotë për Daily Beast një politikan i opozitës në Moskë, Ilya Yashin.