Policia jep detaje për 18- vjeçarin e plagosur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfrimuar që i plagosuri në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë është një mashkull i moshës 18 vjeçare.

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 15:00, është raportuar për një “vrasje në tentativë”, ku policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një 18 vjeçar të plagosur me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Njësitë relevante policore kanë dal në vend-ngjarje. Aty kanë hasur një mashkull rreth 18 vjeçar cili ishte plagosur me arme zjarri. Të dyshuar janë dy persona të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi Krasniqi

LEXO PO ASHTU:

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, policia ende po punon për zbardhjen e rastit.