Ponosh: Vuçiq po vë në gatishmëri ushtrinë më shumë se Tito

Për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Zdravko Ponosh, tha se presidentin i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka ngritur gatishmërinë luftarake të ushtrisë serbe në këto pak vite më shumë se ish-presidenti i ish-federatës Jugosllave, Jospi Broz Tito, gjatë gjithë jetës së tij.

Sipas tij ushtria serbe “nuk është as komiteti i Partisë Progresive Serbe, nuk është as një kompani ndërtimi e as një bodrum për verëra”.

Ponosh i cili ka kritikuar Vuçiqin se ushtrinë serbe po përdorë për interesa të tij personale politike e ka quajtur këtë të fundit i ashtuquajturi lider suprem, i cili urdhëron ushtrinë vetëm për teket e veta.

“Aleksandër Vuçiq, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Serbisë, ka lëshuar urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë, të jenë në gatishmëri në atë mënyrë që mund t’i përgjigjen çdo detyre”.

Kështu të paktën kishte deklaruar ministri i ri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç, në një paraqitje televizive, duke nënvizuar faktin se kjo ngritje e nivelit të gatishmërisë ushtarake nuk duhet kuptuar se Serbia po përgatitet për luftë.

Sipas tij e gjitha kjo përgatitje e ushtrisë ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovë, pas skadimit të afatit për konvertimin e targave ilegale në ato RKS dhe fillimit të zbatimit të vendimit të shkallëzuar për këtë çështje.