Ponosh: Barrikadat në veri përgatitje e popullit për marrëveshjen Vuçiq-Kurti

Në një intervistë për portalin serb “Nova”, Zdravko Ponosh, kandidat për president në zgjedhjet e fundit dhe themelues i lëvizjes “SRCE”, duke iu referuar ngjarjeve në Kosovë që shënuan muajin e kaluar, tha se sirenat dhe barrikadat në rrugë kanë shërbyer që serbët të pranojnë me lehtësi marrëveshjen Vuçiq-Kurti.

Kreu i shtetit serb gjatë incidenteve në Kosovë është shfaqur në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ponosh e sheh këtë si përpjekje për të krijuar dramë.

“Kah fundi, në vitin 1999, edhe Millosheviqi erdhi në Shtabin e Përgjithshëm. Duhet pranuar se Serbia në atë kohë ishte vërtetë në një dramë, ndërsa Vuçiqi është ende një mbretëreshë e dramës”, thekson ai.

Duke folur për situatën në Kosovë dhe tensionin e ngritur përmes mediave të regjimit, Ponosh tha se nuk duhet të nënvlerësohet kapaciteti i këtij ekipi të dezertorëve, se në trajtimin e komplekseve nuk ndalen vetëm në kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Sigurisht që do ta vinin armën në dorën e dikujt tjetër. Megjithatë, në rastin konkret bëhet fjalë vetëm për largimin e vëmendjes së qytetarëve të Serbisë nga varfërimi i përshpejtuar dhe aferat që po e tronditin qeverinë. Në të njëjtën kohë, serbët e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Serbisë duhet të përgatiten me sirena për alarm dhe barrikada për të pranuar me lehtësi çdo marrëveshje Vuçiq-Kurti. Dhe armët me gypa e gjatë duhet ta bëjnë të njëjtën gjë në anën shqiptare, përcjell Paparaci.

Ngjarja që ju po e përmendni gjithashtu na përkujton se cilët janë operativët kryesorë shumë praktikë të regjimit të PPS-së, të njëjtët njerëz janë shtylla e regjimit edhe për manipulimet zgjedhore në Vojvodinë dhe Serbinë qendrore edhe për mbrojtjen e targave, qoftë vetëm në veri të Kosovës. Kriminelët që u pasuruan me këtë regjim kanë siguri shtetërore, fluturojnë nëpër Serbi me helikopterë privatë nga heliporte private, komunikojnë më shpesh me kreun e qeverisë sesa partnerët e koalicionit. Një qeveri që ka partnerë të tillë dhe që inkurajon një mjedis të tillë, nuk është qeveri as nga populli as nga Zoti. Të kota janë dekoratat e kishës për ta”, thotë Ponosh.