Një moment si ky ka qenë shumë i vështirë për të.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja nga Shqipëria, Poni, ka njoftuar për vdekjen e fanse e cila vdiq në moshën 22 vjeçare.

Ajo i ka publikuar disa fotografi nga spitali në kohën kur e kishte vizituar atë dhe të cilës i kishte premtuar që do t’i këndonte në dasmë.

Po ashtu, Poni tha se do e kujtojë të ndjerën sa herë që do ta këndojë këngën e saj të preferuar.