Sekretari i shtetit, Mike Pompeo ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq në Shtëpinë e Bardhë.
Sekretari Mike Pompeo ka postuar në Tëitter një fotografi me Presidentin e Serbisë pas takimit ku kanë diskutuar për kthimin në tryezën e dialogut me Kosovën dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Kënaqësi takimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për rëndësinë e kthimit në dialog me Kosovën dhe reformat e nevojshme për të arritur synimin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ne jemi gati për të përkrahur të dyja çështjet”, ka shkruar Sekretari i Shtetit në Twitter.







