Pompeo anulon takimin me Merkelin, ku temë diskutimi ishte Kosova

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se takimi mes sekretarit Mike Pompeo dhe kancerlares Angela Merkel është anuluar.

Pompeo ka pasur në plan të takojë Merkelin dhe ministrin e Jashtëm, Heiko Mass në Berlin këtë të marte.

Departamenti i Shtetit tha se takimi duhet të riplanifikohet për shkak të “arsyeve urgjente”, por nuk dhanë ndonjë koment tjetër për arsyen e anulimit.

As zyra e Merkelit as e Mass nuk dha ndonjë koment të menjëhershëm, shkruan Fox News.

Pompeo ka marrë pjesë në një takim të Këshillit Arktik në Finlandë. Nuk ishte menjëherë e qartë se ku do të shkonte më tej.

Departamenti i Shtetit thotë se Pompeo “mezi pret të jetë së shpejti në Berlin” për të mbajtur “grupin e rëndësishëm të takimeve” që ishin planifikuar.