Polonia pohon se raketa që ra mbrëmë në lindje të vendit, duke vrarë dy persona, është prodhuar në Rusi, raporton sot Associated Press.

Një deklaratë nga Ministria e Jashtme polake  thuhet se ajo ishte prodhuar në Rusi. Presidenti Andrzej Duda ishte më i kujdesshëm,  ai tha se raketa e ishte “me shumë gjasa” e prodhuar nga Rusia, por se origjina e saj  ishte ende duke u verifikuar, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Shpërthimi, të cilin presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy e cilësoi si “një përshkallëzim shumë të rëndësishëm”, bëri që Biden të thërriste një takim urgjent të liderëve të G-7 dhe NATO-s. Një sulm i qëllimshëm, armiqësor ndaj Polonisë anëtare të NATO-s mund të shkaktojë një përgjigje ushtarake kolektive nga aleanca

Por pyetjet kryesore rreth rrethanave të lëshimit të raketës mbetën mes konfuzionit të shkaktuar nga një seri sulmesh ajrore ruse përtej kufirit aty pranë në Ukrainë, se kush  e gjuajti atë. Rusia mohoi çdo përfshirje në shpërthimin në Poloni.

Qeveria polake tha se po hetonte dhe po rriste nivelin e gatishmërisë ushtarake. Biden premtoi mbështetje për hetimin e Polonisë.