Polonia i dhuron Kosovës maska dhe dezinfektues

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion prej 100 mijë maskave dhe 10 350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, donacion nga shteti i Polonisë.

Kjo ministri njofton kontigjenti i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e MSH-së është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së koronavirusit.