Polonia dëbon diplomatin rus, pasi përhapi koronavirusin duke mos qëndruar në izolim

Zyrtarët polakë kanë akuzuar një diplomat rus se në fillim të këtij viti ka rrezikuar të tjerët duke mos qëndruar në izolim pas infektimit me Koronavirus.

Pas këtij veprimi ai është dëbuar nga Polonia, për shkak se nuk kishte qëndruar në izolim, ashtu sic e parashohin protokollet për luftimin pandemisë.

Konsulli i Poznanit, Igor Oshchepkov, ishte midis diplomatëve rusë që Polonia, Gjermania dhe Suedia dëbuan në shkurt të këtij viti si hakmarrje ndaj hapave identikë të Moskës që kishte dëbuar diplomatët me arsyetimin e pjesëmarrjes së pretenduar të diplomatëve evropianë në protestat anti-Kremlin.

“Pavarësisht marrjes së informacionit në lidhje me infeksionin e koronavirusit, konsulli nuk ishte në përputhje me rregullat sanitare”, u citua të thoshte Stanislaë Zaryn, zëdhënësi i shefit të shërbimeve të sigurimit të Polonisë nga Agjencia Polake e Shtypit.

Oshchepkov thuhet se “mori pjesë në takime dhe u shfaq në vende publike, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve të tjerë”, shtoi Zaryn.

ransmetuesi shtetëror TVP i Polonisë raportoi se Oshchepkov doli pozitiv me Covid-19 më 21 janar, një ditë pasi gruaja dhe vajza e tij dolën pozitive.

Lidhjet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian janë përkeqësuar në nivele të ulëta lidhur me helmimin dhe burgimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Rusia akuzoi diplomatët evropianë të dëbuar për pjesëmarrje në protestat e paautorizuara.

BE, në koordinim me Shtetet e Bashkuara, sanksionoi zyrtarët dhe entitetet ruse javën e kaluar për helmimin e Navalny në gusht të vitit të kaluar.