Politologu Samed Dërmaku i bashkohet Nismës, u largua nga LDK-ja

Nisma Socialdemokrate ka bërë me dije se sot në këtë subjekt ka aderuar ish –aktivisti i LDK’së në Kamenicë Samed Dermaku. Dërmaku që me profesion është politilog dhe gazetar është pritur nga kreu i Nismës Fatmir Limaj.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Nismës

Sot rrugëtimit tonë politik Nismës Socialdemokrate i është bashkuar edhe Samed Dërmaku nga Kamenica. Dërmaku ka të përfunduara studimet për gazetari dhe është magjistër i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Dermaku është mirëpritur nga kryetari Fatmir Limaj dhe anëtari i kryesisë Kastrioti Sylejmani. Samed Dermaku për rreth 20 vjet është angazhuar në aktivitete politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ka qenë profesor në shkollën e mesme teknike “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, pastaj drejtor i shkollës “Sadri Misini” në fshatin Shipashnicë e Epërme të Kamenicës.

Aktualisht është i angazhuar në pozitë menaxhuese në një kompani private në Gjilan.

loading…