Politikani serb thotë se komentet e Vuçiq për puthjet e Thaçit me Mogherinin janë seksizëm primitiv VIDEO

Politikani serb nga Vojvodina i cili njëherit ka qenë edhe ish-kryetar i Partisë Demokratike në Serbi, Bojan Pajtic, në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, e ka cilësuar si një gjest jashtëzakonisht të ulët shakanë e lodhët të presidentit serb, Aleksander Vucic, të bërë gjatë takimit me krerët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me ndërmjetësim të Federica Mogherinit në Bruksel.

Vuçiq në atë takim ku ishin rreth 20 krerë shtetesh nga Ballkani Perëndimor, teksa Mogherini përshëndetej me Hashim Thaçin, ishte dëgjuar teksa i drejtohej në gjuhën serbe presidentit Thaçi, duke i thënë se “Mogherini ka shumë qejf që të puthet me të (presidentin Thaçi).

Sipas Pajtic ngacmimi publik i çfarëdo gruaje, rreth asaj se “dëshiron të puth” një mashkull i cili nuk është as burri i saj e as bashkëshort jashtëmartesor është forma më primitive e seksizmit.

Kështu ka shkruar Pajtic teksa ka akuzuar Vuçiqin për misogjini (sjellje të këqija ndaj grave).

Tutje politikani serb spikat faktin se një ofendim i tillë i Vuçiqit erdhi edhe për faktin se ‘viktima’ në këtë rast Federica Mogherini nuk kuptonte gjuhën serbe dhe nuk ishte në gjendje as të mbronte vetveten.

“Fakti që një skandal i tillë misogjinist u shkaktua nga presidenti i Serbisë flet për atë se sa i padenjë është ky njeri, sa poshtë ka rënë”, ka thënë ndër të tjera Pajtic.

loading…