Politikani serb: Perëndimi po i ofron Kurtit njohjen nga Serbia, por ai po e dëshiron të gjithën falas

“Lidershipi i shtetit serb e ka marrë planin franko-gjerman dhe madje edhe i është përgjigjur asaj, por e fsheh sikur këmbët e gjarprit”, ka thënë lideri i Lëvizjes Nacionaliste serbe, Slobodan Samarxhiç, në një shkrim autorial, raportoi e përditshmja serbe “Danas”, përcjell Reporteri.net.

Samarxhiç vlerësoi se hapësira e manovrimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është ngushtuar kur është puna te Kosova, derisa vlerësoi se Vuçiç më s’flet për shtet serb por për Asociacion dhe targa. Këtë ai e quajti “dëshmi” se ky i fundit ka hequr dorë nga kjo.

“Kërcënimi është drejtpërsëdrejti i drejtuar kah Vuçiç dhe zotimi i kahershëm i tij për ta njohur Kosovën. Së paku tani ne e dimë që dokumenti [franko-gjerman] i përfolur është formë konkrete e zotimeve nga janari i 2014’ës, që së bashku me Kosovën pa asterisk, të nënshkruajnë marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

Samarxhiç tha se në këto kohë konfrontimesh mes ShBA’së dhe Rusisë, kjo duhet të merr fund sa  më parë.

Mes tjerash ai vlerësoi se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon më shumë se çfarë po i ofron Perëndimi, dhe ata po i ofrojnë “vetëm” njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Kurti nuk është në gjendje të paguajë çmimin e mizershëm – Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shtyrjen e sovranitetit në trafik për disa muaj, por gjithçka po kërkon t’i vijë falas”, ka shkruar ai.

“Prandaj, nëse Kurti detyrohet, me forcë ose mirësi, të pranojë ovligimet e kahmotshme të Brukselit, të gjitha kushtet do të plotësoheshin për Serbinë që ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës”, përcjell Reporteri.net.

Një hap drejt kësaj, ai i pa marrëveshjet e nënshkruara në Berlin mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimoir.

“Derisa Marrëveshjae e vjetër e Brukselit [2013] nuk u ratifikua në Parlamentin e Serbisë por u kontrabandua atje në formën e konkluzioneve qeveritare që u pranua nga Parlamenti, kjo nuk do të jetë çështja me këta tre”.

“Këtu e kemi një mundësi, ne deputetët dhe qeveria, që të mësohemi me marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Kosovën, të mbështetur nga ShBA dhe BE. Kjo është se si duhet të mbështesim këtë të fundën, e cila u hartua nga Gjermania dhe Franca me imprintumin e Bashkimit Evropian”./Reporteri.net/