Politikani serb Ljajiq pëson aksident të rëndë, vdes bashkëpunëtori i tij

Dhënësi i veturës, Branko Gogiq, një bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të Partisë Social Demokrate të Serbisë Rasim Ljajiq, ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të rëndë ku është përfshirë.

Vetë Ljajiq, ka marrë lëndime të rënda këtë mëngjes, afër vendit të quajtur Razanj në Serbi, ka raportuar Tanjug. Në këtë aksident trafiku, Gogiq që i jepte një veture “Skoda” ka vdekur në vendngjare.

Ndërkaq, Ljajiq është transportuar në Spitalin e Nishit, ku po merr tretman mjekësor.

Mediat serbe raportojnë se ai ka marrë lëndime serioze në gjoks, por ai është stabil, i vetëdijshëm dhe lëndimet e tij nuk janë kërcënuese për jetën tij.