Politikani i PDK-së nga Kaçaniku e shpalos “live” tatuazhin në studio

I ftuar në emisionin Frontal në T7, ish’komandanti i UÇK’së, Xhabir Zharku nga Kaçaniku ka shpalosur edhe tatuazhin e tij, duke treguar se çfarë kuptimi ka.

Zharku bëri të ditur se këtë tatuazh e ka bërë një 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Nuk e di sa mundet me u pa se nashta dikush trishtohet me e pa emblemën e UÇK’së, është një dhuratë që ja kam dhuru vetës në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, emblemën e UÇK’së e kam bërë më herët, ndërsa hartën e kam bërë më vonë. Janë trojet shqiptare”, deklaroi Zharku.

Ish’komandanti i UÇK’së ka folur edhe për vendimin e kreut të PDK’së, Kadri Veselit për të larguar nga partia të gjithë anëtarët me aktakuza, derisa ka bërë të ditur se është kundër këtij vendimi.